Tirana në Stamboll kundër Besiktas

Dëmtohet Doka dhe humbet CL, Kaina merr vendin në formacion! Si luan Tirana kundër Besiktas

31 Korrik 2023, 10:10| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 10:12

  • Share

Tirana dhe Besiktas luajnë të enjte më 20:00 në "Air Albania" për sfidën e kthimit në turin e II kualifikues të Conference League. Përballja e parë në Stamboll përfundoi 3-1 për turqit, që kanë shanset për të kaluar më tej. Të besuarit e Orges Shehit do provojnë shansin në shtëpinë e tyre dhe përballë tifozëve, me trajnerin që ka hasur në disa vështirësi.

Rikthimi i verës, Albi Doka do mungojë në fashën e djathtë të mbrojtjes pasi ka një paratërheqje. Nga stafi mjekësor bëhet me dije se mbrojtësi ka një dëmtim që do e mbajë jashtë në ndeshjen kundër Besiktas dhe në vendin e tij do jetë Haxhiu.

Durrsaku duket se do i besojë edhe Kainës në sulm, me brazilianin që sapo u fut në ndeshjen e parë ia doli të shënojë. Futja e tij si "pykë" sposton në krah Abazajn dhe i sakrifikuari do jetë Latifi.

Takimi i së enjtes do gjykohet nga një katërshe angleze me kryesor Stuart Attwell, Costandine Hatzidakis, Neil Davies dhe John Brooks.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-3-3): Selmani; Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Lushkja, Jonuzi, Hila; Hasani, Abazaj (Latifi), Kaina Trajner: Orges Shehi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?