Foto ilustruese

Dëmtohet dera e KZAZ-së në Kavajë, policia: E thyen nxënësit e shkollës, e frekuentonin pasdite

23 Prill 2023, 21:55| Përditesimi: 23 Prill 2023, 22:43

  • Share

Pasditen e kësaj të diele disa persona kanë thyer derën e ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja në Kavajë.

Pas njoftimit nga anëtarët e KZAZ-së, policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka kostatuar se dera është thyer nga disa të mitur.

‘Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës pasditeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.’- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/04/2023 01:02

    Shkolle /jashte funksionit/ e megjithate frekuentohej nga nxenesit mbasdite,te cilet duke qene se e ndiqnin mbasdite,duhet t'a gjenin te hapur,jo te kycur?! Dhe se dyti,pse KZAZ duhej te ishte e kycur 3 jave para zgjedhjeve kur as materialet zgjedhore nuk jane akoma gati?! Dicka nuk shkon ne kete histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?