Dëmtimi i 'Urës së Zogut', reagon shoqëria civile në Kurbin: Indiferenca e Ministrisë Kulturës po shemb monumentin

16 Dhjetor 2022, 17:50| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 17:52

  • Share

Aktivistë të qendrës rinore “Sebastia” në Kurbin kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulture të marrin përgjegjësitë për të shpëtuar nga rrënimi Urën e Zogut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

“Krimi ka emër dhe emri është qeveria shqiptare Ka lënë të shembet urën e Zogut”, tha avokati Elton Laska .

Ura e ndërtuar në vitin 1927 u rendit nga organizata “Europa Nostra” në listën e monumenteve më të rrezikuara që në mars të 2022, por ekspertet e huaj nuk po gjejnë mbështetjen institucioneve shqiptare për restaurimin e saj.

“Specialistët nuk kanë ardhur këtu sepse Ministria nuk u përgjigjet shkresave zyrtare”, tha  Emarilda Leti, aktiviste.

Një tjetër këmbë e urës së Zogut monument kulture, u fundos një ditë më parë pas vërshimit të Matit dhe hapjes së portave në HEC-in  Shkopetit.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 16/12/2022 18:28

    Shoqeria leshit Ku ishit deri dje kur kusaret e saliut merrnin zhavirin poshtet ures dhe ne lume Po kur salehu juaj fali hidrocentralet turkut ku ishit ju llapaqener te saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?