Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Balla: Do e diskutoj me drejtorinë e policisë Korçë

23 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 23 Shkurt, 13:05

  • Share

Nga Korça ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi shembja e aksit rrugor Korcë- Ersekë, ende në fazë ndërtimi do të jetë pjesë e analizës me Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.

Pyetje: Përsa i përket udhëtimit, ju do të shkoni direkt në Ersekë, pasi keni analizën. A mendoni se duhet të kishin filluar hetimet për sa i përket segmentit të ri, i cili ka pësuar shembje?

Ministri Balla: Patjetër, edhe për këtë çështje do të diskutojmë gjatë mbledhjes që kemi.

Traseja e rrugës Korcë-Erseke, u shemb më 17 shkurt në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Rruga e re Korce-Erseke po ndërtohet nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit (2,164,693,349.44).

Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.

Në një intervistë për Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko tha dje se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 23/02/2024 15:56

    Lere e djalloset yyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Gapi: 23/02/2024 14:57

    O kriminel o llum kendo padisesh o ps vetveten???!!

    Përgjigju
  • Miri: 23/02/2024 12:29

    Ne Shqiperi hetimi si duket qenka ne kompetence te ministrit te brendshem qe e diskuton kete pune neper dreka e darka rruges me ca sharlatane police. Ndoshta "ftojne" edhe prokurorine e cila sipas Kushtetutes kryen hetime dhe perfaqeson akuzen ne shtet. Estrade po Ballshi ama!

    Përgjigju
  • koli: 23/02/2024 12:17

    I bie te hetoni veteveten, absurditet. hetimet duhet te nisen nga Spak ai eshte pak me shume i besueshem.

    Përgjigju
    • Kaps: 23/02/2024 12:56

      Kapsi ka nje jave qe ka merre ne dore padine per shembjen e rruges

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?