Dëmtimi i fushës së Air Albania/ Me Bjellorusinë u kërkua të luhej në Elbasan, merret vendimi përfundimtar

17 Nëntor 2020, 09:49| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 09:53

  • Share

Dëmtimi i fushës së Air Albania ka bërë që federata shqiptare e futbollit të tentoi zhvendosjen e ndeshjes së kombëtares kundër Bjellorusisë në Elbasan Arena, por plani si duket nuk është pëlqyer nga të gjithë aktorët, siç në këtë rast është UEFA dhe ekipi kundërshtar.

Burimi në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se është vendosur përfundimisht që ndeshja të zhvillohet në Air Albania të mërkurën në orën 16:00. Sfida në fjalë vendos përfundimisht fatin e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

FSHF indicien për të zhvendosur takimin e mori nga trajneri Edy Reja, i cili në konferencën pas ndeshjes me Kazakistanin u shpreh se fusha nuk i lejon futbollistët të japin më të mirën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?