Romelu Lukaku

Dëmtimet një makth, Lukaku rrezikon Botërorin! Niset për kurim në Belgjikë

3 Nëntor 2022, 12:55| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 12:56

  • Share

Romelu Lukaku pësoi sërish një dëmtim muskular pas rikthimit në fushë. Sulmuesi i Inter qëndroi jashtë fushave për afro dy muaj, teksa sërish ndjen shqetësim në kofshë. Situata me dëmtimin ka bërë që Lukaku të udhëtojë drejt Belgjikës për kurim, kjo pas akordit të kombëtares belge me Interin.

Trajneri Roberto Martinez e kërkon me çdo kusht lojtarin nën urdhërat e tij për Botërorin e Katarit. Me Kupën e Botës që nis në 20 nëntor, koha e rikuperimit do duhet të jetë e shpejtë. Pas afro një jave Lukaku do rikthehet sërish në Milano për të vijuar me procesin e riaftësimit. Kujtojmë se 29 vjeçari u rikthye fundjavën që lamë pas në fushë për Inter, në fitoren me Sampdorian.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?