Kombëtarja U-21

Dëmtimet ndryshojnë listën e Kombëtares U-21, Alban Bushi grumbullon lojtarin e Laçit

12 Nëntor 2023, 15:44
  • Share

Kombëtarja shqiptare U-21 nisi këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor), të dyja në transfertë.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli pak ditë më parë edhe listën me 24 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese. Bëhet me dije se mbrojtësi Ermis Selimaj, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi në dy transfertat ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi. Sakaq, trajneri Bushi ka vendosur të ftojë lojtarin e Laçit, Agan Mjakin.

Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë U-21, Malit të Zi U-21 dhe Armenisë U-21. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë ndaj Finlandës U-21.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?