Momenti i shoqërimit në polici i nënës që vrau e saj djalin 2 vjeçar

Dëmtime në kokë dhe shenja mbytjeje, del autopsia e djalit 2 vjeçar që u vra nga nëna! Dëshmon dhe vajza 8 vjeçare

16 Qershor 2022, 19:57| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 20:03

  • Share

Detaje të reja ka dalë në dritë në lidhje me ngjarjen horror të ndodhur në Spanjë ku nëna dhunoi për vdekje djalin 2 vjeçar dhe la me dëmtime të rënda binjakun e tij që po merr trajtim spitalor.

Autopsia e kryer nga mjekët ka nxjerrë në dritë dhunën e tmerrshme që e ëma ushtronte mbi djalin derisa ai vdiq.

Raporti i autopsisë konfirmon lëndime të ndryshme që tregojnë për keqtrajtimin e vazhdueshëm që i mituri ka  pësuar nga e ëma.

Përfundimet e mjekëve ligjorë tregojnë për një edemë pulmonare që mund të shpjegojë disa shenja në qafë, të cilat lindin dyshime se ajo ka tentuar dhe ta asfiksojë , si dhe hemorragji të brendshme dhe lëndime të ndryshme në kafkë .

Sipas vajzës tetëvjeçare nëna e kishte lënë djalin pa ndjenja duke e mbytur me pëshqirë. Ajo jetonte me të atin dhe kishte shkuar në fundjavë tek e ëma ku u përball dhe me ngjarjen e tmerrshme.

Deri më tani nëna me origjinë shqiptare Hatixhe Kamxhiu nuk e ka pranuar fajësinë e krimit.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?