TIRANË - Në fillim të nëntorit 1968 ajo që pati ndodhur në Çekosllovaki nëpër natën e 21-22 gushtit e kishte dhënë një rezultat pozitiv mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Midis tyre qe krijuar një pakt i heshtur. Ky, përderisa kishte të bënte me më jetiken, ruajtjen e sovranitetit territorial, nuk duhej të qe i përkohshëm. Kërcënimi sovjetik dhe i vendeve të anëtarësuar në Traktatin e Varshavës, ishte afatgjatë. Për rrjedhojë lufta ideologjike mes dy modeleve komunistë, titizmit dhe enverizmit, mund të zhvillohej pa u penguar apo kushtëzuar prej këtyre raporteve ekzistenciale. Në fund tetor 1968 kjo strategji e harmonizuar e Beogradit dhe e Tiranës ndodhej në procesin e forcimit dhe të qëndrueshmërisë në rritje. Ajo po mbante larg çdo rrezik që mund ta trazonte, kur krejt papritur dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese, në Kosovë shpërthyen demonstrata.
Demostratat, si furnizoheshin me
armë fshehurazi serbët në Trepçë
Në fillim të nëntorit 1968 ajo që pati ndodhur në Çekosllovaki nëpër natën e 21-22 gushtit e kishte dhënë një rezultat pozitiv mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Redaksia