Foto ilustruese

Demonizimi i padenjë i propozimeve kushtetuese

15 Qershor 2020, 08:37| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 08:38

  • Share

Ka tre propozime për ndryshimet kushtetuese që lidhen me Reformën Elektorale nga opozita parlamentare.

E para është hapja e listave. E dyta korrektimi propocional 5 për qind për një parti që mund të hyjë në Kuvend edhe pse nuk ka fituar në ndonjë qark. E treta është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Ndaj këtij propozimi ka një mbështetje në distancë nga SHBA që reflektohet dhe sot nga takimi i ambasadores Yuri Kim me Rudina Hajdarin.

Por ka një agresion për të denigruar dy propozimet e fundit, pragun 5 për qind dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ndërsa për listat e hapura ka mbështetje popullore, për këto të dyja ka konfuzion.

Dhe kjo duhet sqaruar mirë, sidomos lidhja e listave të hapura me koalicionet parazgjedhore.

Nëse hapen listat dhe ruhen koalicionet parazgjedhore atëhere dy partitë e mëdha do të fusin tek “treni” i partive të vogla elementë kriminalë, duke larë duart nga përgjegjësia, pasi nuk janë të tyre formalisht. Dhe kjo do të asgjësojë dekriminalizimin.

Në dy zgjedhjet e fundit, elementet që preku ligji i dekriminalizimit vinin nga koalicionet parazgjedhore. Ndaj, nëse listat hapen duhet të ikin koalicionet parazgjedhore.

Së dyti, pragu 5 për qind vendos standard për partitë e vogla që nuk ja dalin dot në qarqe. Ka parti që marrin vota për 3 deputetë dhe nuk marrin dot deputetë sepse votat e tyre në qarqe i thithin sipas formulës, dy partitë e mëdha.

Korrektimi proporcinal kombëtar e korigjon këtë gjë dhe e çon votën atje ku është nisur.

Ndaj të dy propozimet e debatueshme janë në interes i partive të vogla.

Fakti që SHBA po reflekton dhe po u jep mbështetje këtyre ideve, tregon se opinioni publik ka bërë punën e vet dhe e ashtuquajtura marrëveshje zgjedhore ishte një betim për të mos ndryshuar asgjë.

Ndaj përpjekja e PD për të demonizuar këto propozime është për të ruajtur monopolin e saj mbi partitë e vogla, me shpresë që të marrë votat e tyre.

E kuptoj që e kanë hall, por shoqëria duhet të shikojë hallet e saj jo të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiperise: 15/06/2020 14:35

    I Duhet sistemi Monarki.Flamur Noka Mbret dhe vdo gje zgjidhet

    Përgjigju
  • Populli: 15/06/2020 10:41

    Halli i vetem eshte i Rilindjes qe nuk do koalicionet se kshu humbet ! Halli i kriminileve eshte zgjidhur me ligjin e dekriminalizimit se per ate pune u be, jo te rrije kot si nje cope leter por te zbatohet kur eshte e domosdoshme, kshuqe ky argument bie! Halli i krimineveleve po ashtu zgjidhet pjeserisht me listat e hapura se e dine njerzit kush jane kriminel e me ca jane marre! Bashke me ligjin e permendur me siper, kjo ceshtje quhet e mbyllur! Halli i Meros ky eshte? Te djali me burse shkolle 50 mije euro te paguara nga kjo qeveri me taksat e popullit eee ?

    Përgjigju
    • Dangellia: 17/06/2020 13:13

      E ke gabim shoku ""popull"" garant ps vetem dhe te gjitha partit qe ka vendi majtas e djathtas fiton ps 60% po votuan emigrantet 70% nuk beson zgjedhjet po afrojn bej durim mos thur endra ....

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?