Demokrati që votoi në zgjedhjet e 'Rithemelimit

Demokrati u paraqit në zgjedhjet e ‘Rithemelimit’ në Korçë me autorizimin e Azem Hajdarit, emocionohet e bija: PD do t’i rikthehet idealeve

26 Prill 2022, 09:20| Përditesimi: 26 Prill 2022, 09:24

  • Share

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues për të nga zgjedhjet e “Rithemelimit” të cilat u zhvilluar ditën e djeshme në Korçë.

Hajdari publikoi një fotografi të një demokrati të moshuar, i cili gjatë zgjedhjeve për kryetarin e ri të degës së Korçës, votoi me një autorizim të vitit 1992 që mban firmën e Azem Hajdarit.

Kjo duket se emocionoi dhe frymëzoi ish-deputeten, pasi ajo është shprehur se PD duhet dhe do t’i rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të saj të para.

“Më ngjalli shumë emocion fakti që Z. Hysko votoi në procesin e riorganizimit të PD në Korçë me autorizimin e firmosur nga Azem Hajdari.

PD duhet e do ti rikthehet idealeve, pasionit dhe energjisë së ditëve të saj të para.

Faleminderit për kujtimin Ëngjëllush Hysko”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ditën e djeshme ‘Rithemelimi” zhvilloi zgjedhje në 8 degë të tjera përveç Korçës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 30/04/2022 19:26

    IDEALET E PD SHKATËRIM, VJEDHJE, VLLA VRASJE,ELEMINIME POLITIKE ... E SHUMË TË TJERA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?