Demokratët ende pa drejtues politikë në 12 qarqe, kreu i PD Vlorë: Leskaj në krye të fushatës na motivoi! Goditja më e fortë për Ramën nga vlonjatët

19 Nëntor 2020, 16:34| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:46

  • Share

Teksa na ndajnë vetëm 157 ditë nga data kur qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament dhe forcën politike që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme, Partia Demokratike ende nuk i ka zyrtarizuar të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet e vendit.

E ndërsa Lulzim Basha kërkon ende kohë për të marrë vendimin se kush do të drejtojë fushatën në disa prej qarqeve të vendit, demokratët e Vlorës kanë nisur punën me Bujar Leskajn në krye.

Kreu i PD në Vlorë, Genci Deromemaj thotë se anëtarësia është  në këmbë për fushatën elektorale, por emërimi i drejtuesit politik të qarkut, i ka motivuar më tepër strukturat blu.

“Ardhja e drejtuesit të ri politik të Qarkut të Vlorës, i ka dhënë një shtysë më shumë angazhimeve të Strukturës së Partisë Demokratike në këtë qark, në kuadrin edhe të fushatës së 25 prillit, gjithë struktura e PD është në këmbë, në takimin me qytetarët”, tha për Report Tv Deromema.

Deklarata e disa ditëve më parë e kreut të qeverisë, i cili nga Vlora ironizoi pëzgjedhjen e Leskajt nga kryedemokrati Basha në krye të këtij qarku, nuk e shqetëson Deromemën. Ai e vlerëson figurën e Bujar Leskajt si të duhurin për të maksimalizuar votën.

“Vendosja e Bujar Leskaj drejtues politik në Vlorë është një vendim i mirëmenduar dhe mirëgjykuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Leskaj është figurë shumë energjike, me një të shkuar do thoja të shkëlqyer në politikën shqiptare, një vlonjat i cili do të na ndihmojë në përpjekjet drejt fitores së PD dhe të gjithë shqiptarëve më 25 prill.”, shprehet Genc Deromema. 

Për Report Tv, kreu i Partisë Demokratike të Vlorës, zbulon edhe porositë e para të Leskajt si drejtues qarku. 

“Në prezantimin disa ditë më parë të Leskajt me strukturat e PD vendosëm disa strategji, pritshmëri, pikat e fushatës së ardhshme. Do të jetë një fushatë e ashpër do thoja, duke patur parasysh që kundërshari ynë politik nuk po lë gur pa lëvizur për të arritur qëllimet e veta”, shprehet kreu i PD Vlorë.

Deromema thotë se 25 prilli do të jetë një sfidë e vështirë, por edhe një ditë gjykimi për Qeverinë Rama.

“Një goditje shumë të rëndë kësaj qeverie, këtij kryeministri do t’ia japë qyteti i Vlorës, vlonjatët, për gjithçka ka bërë dhe nuk ka bërë”, paralajmëron Deromema.

Për të, as vendimi i komitetit të Ekspertëve për të ndaluar tubimet nuk do të zbehë angazhimin e strukturave të demokratëve për arritjen e fitores.

 

VIDEO/ Intervista e plote

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I biri i babajt: 23/01/2021 02:37

    Ky eshte per gjynaf mo. ket do bente kryetar bashkie basha 4 vite me pare. me rafte pika me rafte. ky vec per sekretar dhome te Leskat bon.

    Përgjigju
  • Drashovica: 19/11/2020 21:05

    Leskaj.. o lele gozhda mollokopin do marri,, ky njeri është shumë shumë i pasur është pasuruar me funksionet që ka pasur në shtet që nga drejtor I doganës e deri në klsh vetëm vith.

    Përgjigju
    • lecka e bexga: 23/01/2021 02:25

      i vetmi zyrtar qe ne 8 vjet pushtet Edi Rama se takoj nje here as rastesisht pasi e dinte cllum eshte piraneci. E quajti Lecke ne Vlore.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?