Demokratët bëjnë mbledhje me
qirinj për protestën e 27 Janarit

17 Janar 2018, 19:14| Përditesimi:

  • Share
Partia Demokratike ka organizuar mbledhje me strukturat e veta në lagje “Prush” të Vaqarrit në Tiranë pa energji elektrike.

Takimi është bërë para protestës së 27 Janarit, e drejtuar nga Albana Vokshi. Albana Vokshi ka poshtuar status dhe foto në profilin e saj në “Facebook”.

Statusi i plotë:

Në lagjen “Prush” të Vaqarrit, 3 km nga zyra e Ramës banorët si në mesjetë, pa energji elektrike. Këto janë dëshmitë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shkeljes së të Drejtave Themelore të Njeriut që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Evropë.

Në 27 janar të gjithë në protestë; burra dhe gra, të rinj e të reja, të majtë, të djathtë e pa parti...

Të gjithë së bashku të rrëzojmë Edi Ramën, pasardhësin e diktatorit !

Edhe nën dritën e qiriut

Edhe nën shiun që binte rrebesh,

Demokratët të vendosur për Protestën e dt 27 janar!!!

Shqipëria ka ende shpresë!!!

[gallery]25353[/gallery]
 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?