Dëmet nga tërmeti/ Kim takon Margaritin: 800 mijë $ për kalanë e Krujës, vendet historike në Durrës, Prezë! SHBA krah Shqipërisë

5 Mars 2020, 17:09| Përditesimi: 5 Mars 2020, 19:40

  • Share

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar një fond të veçantë për Ministrinë e Kulturës për zonat historike në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilët pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total, janë akorduar 800 mijë dollarë, shifër kjo e bërë publike nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimit me ministren e kulturën Elva Margariti. Kim sqaroi se 800 mijë dollarë janë për riparimin e Kullës në Kalanë e Krujës, e cila mori dëmtime shumë të të mëdha, aq sa për një periudhë të caktua u ndalua hyrja e vizitorëve, si e në zonat historike në Prezë dhe Durrës

“Ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah Shqipërisë”, shkruan Kim.

Postimi i plotë i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?