Dembele shtang Barcelonën, Paris SG në garë me kohën për të blerë francezin! Bayern diskuton me Tottenham për Kane

31 Korrik 2023, 16:39| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 16:45

  • Share

Ousmane Dembele po kalon orët e fundit si futbollist i Barcelonës. 26-vjeçari i është dorëzuar ofertës së dytë të Paris SG dhe ka informuar klubin spanjoll që do të paguhet klauzola e largimit.

Për shkak se Dembele rinivoi sezonin e kaluar me Barcelonën pasi kishte dalë lojtarë i lirë, katalanasit mund ta humbasë atë deri më 31 korrik për 50 milionë euro. Në këto orë Paris SG po shpejton për të plotësuar dokumentat dhe për t’ia dorëzuar La Liga-s që francezi të niset drejt Parisit. Mbetet për t’u parë nëse klubi me president Al Khelaifin do të mund të kompletojë këtë marrëveshje deri në orët e fundit të së hënës. Nga 1 gushti kluazola e Dembele-s për t’u larguar nga Barcelona shkon në 100 milionë euro.

Kjo tentativë e Paris SG për të nënshkruar me Dembele-n do të thotë se Mbappe do të largohet patjetër këtë merkato vere.

Ndërkohë kjo e hënë është vendimtare edhe për Harry Kane. Drejtuesit e Bayern Munchen kanë udhëtuar në Londër për të biseduar me presidentin e Tottenham mbi mundësitë e transferimit të sulmuesit. Oferta e parë për 30-vjeçarin ishte 80 milionë euro, por ajo u refuzua direkt. Kështu që gjermanët pritet të bëjnë sot një ofertë të përmirësuar, pasi përforcimi me një sulmues është objektivi kryesor në merkato. Mbetet ende për të parë nëse Kane do jetë qendërsulmuesi i ri i Bayern Munchen apo jo.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?