Tifozët e Tiranës

Dëm sportiv dhe ekonomik, Tirana larg kryeqytetit për ndeshjen e Conference League

26 Qershor 2023, 12:02| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 12:03

  • Share

Tirana dhe Dinamo Batumi do përballen në turin e parë të Conference League më 13 korrik. Dueli i parë luhet në Shqipëri, me UEFA-n që bën me dije se sfida do zhvillohet në "Elbasan Arena". Bardheblutë shtegtojnë sërish larg kryeqytetit, teksa nga klubi nuk ka një reagim për këtë spostim.

Dukshëm një largim nga kryeqyteti do i sillte ekipit një dëm sportiv dhe ekonomik, kjo edhe për faktin se tifozët do ishin më të paktë në numër në "Elbasan Arena".

Edhe pse ishte vendosur që klubet e kryeqytetit aventurat në Evropë t'i kalonin në "Air Albania" në Tiranë, është UEFA ajo që konfirmon se përballja e Tiranës do luhet në Elbasan.

Ndeshja e kthimit luhet më 20 korrik në Gjeorgji, në një stadium modern dhe të rinovuar me 20 mijë tifozë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?