Seit Murto

Gjendet pas disa orësh kërkime 67-vjeçari në Delvinë, kishte rënë në përrua e ishte izoluar

6 Shkurt 2023, 10:09| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 19:05

  • Share

DELVINË- Seit Murto, i moshuari i cili rezultonte i humbur që prej pasdites së djeshme është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne.

Report Tv ka mësuar se 67-vjeçari ishte rrëzuar në një përrua në periferi të qytetit të Delvinës dhe ka mbetur i izoluar, duke kaluar natën në temperatura deri në -5 gradë.

Pas kërkimeve të të afërmve dhe banorëve të tjerë të Delvinës, mesditën e sotme ai është gjetur në përrua, aty ku kishte rënë dhe ishte goditur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 18:50
Familja e denoncoi të zhdukur, gjendet 67-vjeçari! Ishte rënë në përrua dhe ishte izoluar

1675705918_625117c816994b65b141d5ceca0b50e1.jpg

Seit Murto, i moshuari i cili rezultonte i humbur që prej pasdites së djeshme është gjetur. 67-vjeçari ishte rrëzuar në një përrua në periferi të qytetit të Delvinës dhe ka mbetur i izoluar

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?