Delta bashkohet me Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid në Qipro

8 Janar 2022, 22:18| Përditesimi: 8 Janar 2022, 22:19

  • Share

Një lloj i Covid-19 që kombinon deltën dhe omikron është identifikuar në Qipro, sipas Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit për Bioteknologjinë dhe Virologjinë Molekulare.

"Aktualisht ka bashkë-infeksione omicron dhe delta dhe ne gjetëm këtë lloj që është një kombinim i të dyjave," tha Kostrikis në një intervistë me Sigma TV të premten.

Zbulimi u quajt "deltacron" për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me omikronin dhe deltën.

Profesor Kostrikis dhe ekipi i tij identifikuan 25 infektime të këtyre rasteve, ndërsa infektimet më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?