Delegati i Berishës: Basha është djalë i mirë, le të vijë! Militanti tjetër: Kryetari i lëpin by..ën Ramës

11 Dhjetor 2021, 10:24| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 10:57

  • Share

 

Në 'Air Albania' vazhdon hyrja e delegatëve të Kuvendit të thirru nga Berisha, dhe militantëve të tjera. Disa prej tyre kanë folur në  mikrofonin e Report Tv.   

"Basha lë të vijë, pse të mos vijë, kush po e mban? Është djalë i mirë ai. Nuk do të thotë që të jesh vetëm kryetar në PD", thotë një delegat.

"Jam delegat i PD. Sot presim t'i bëjmë opozitë Edi Ramës, se Lul Basha po i lëpin by..ën. Ne votuam Bashën, ata votojmë në parlament lidhjet e Ramës", shprehet një tjetër.

"Shpresën sot e kemi të madhe, kemi 8 vite në opozitë, edhe sa vite duhet të presim që ky kryetari të na çojë në fitore?", thotë delegati i tretë.

 

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?