Damian Gjiknuri në cilësinë e kreut të Delegacionit të Kuvendit merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Britani

Delegacioni shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gjiknuri: Në fokus rezolutat për dënimin e agresionit rus

4 Korrik 2022, 13:19| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 13:29

  • Share

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillon punimet në Britaninë e Madhe.

Kryetari i këtij delegacioni, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella.

Në një postim në Facebook pas takimit, Gjiknuri tha se fokusi i punimeve të Asamblesë Parlamentare janë rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE-së.

“Në cilësinë e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Birmingam. Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, shkroi Gjiknuri.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka nisur punimet me 3 korrik në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar në sesionin e 29-të, përfundimet e të cilës do të publikohen më 6 korrik.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/07/2022 02:40

    Dikush duhet t'a mesoje kete zonjen qe cantat si kjo e tregut, qe na e ka shpalosur mbi tryeze,si dhe lady's handbag,nuk vendosen KURRE mbi tryeze,se nuk e lejon etiketa e tavolines.Varen ose te mbeshtetsja e shpines se karriges,ose vendosen ne dysheme afer teje,ose ne preher kur jane shume te vogla.Quhet vulgare dhe antihigjenike t'i vesh mbi tavoline.

    Përgjigju
  • Refati: 04/07/2022 14:52

    A mor mostra, mor qelbesira, ju jeni te gjithe kerma, ju jeni te gjithe bashke kunder shqiptareve. Beni sikur ziheni diten dhe naten bashke I beni pazaret. Edvin, Sali, Like, Medi e te gjithe ca jeni ne ate godine. Ishalla ju sheh zoti se populli fukara dhe budalla nuk ka cfare ju ben juve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?