Delegacioni i PS në Budenstag

Delegacioni i PS vizitë në Bundestag, Gjiknuri: Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese në rajon dhe Evropë

20 Shtator 2022, 09:46| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 09:50

  • Share

Me ftesë të grupit parlamentar të PSD-së dhe qeverisë gjermane, një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Bundestag. Në fokus të takimeve me personalitetet e politikës gjermane, ishin prioritetet politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani.

Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri deklaron se Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë.

“Në krye të një delegacioni të Partisë Socialiste, pata mundësinë të takoj shumë personalitete të politikës gjermane, ministra, deputetë dhe përfaqësues të biznesit. Kënaqësi bashkëbisedimi me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD Marja Lissa Vollers.

Shkëmbyem ide për bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve tona dhe për rëndësinë e suksesit të politikave social-demokrate në Evropë në këto kohë të vështira. Në çdo bisedë u shpreh mbështetja për Shqipërinë e politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë”, u shpreh Gjiknuri.

 

Ora 16:59
Gjiknuri takon zv.kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag: Diskutuam për perspektivën e zgjerimit të BE-së

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri gjatë vizitës së tij  në Bundestag takoi Markus Töns, zv.kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE.

Në një postim në Facebook, Gjiknuri tha se me Töns ndanë bindjen se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri.

“Gjatë takimit me Markus Töns, zv.kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag. Diskutuam për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, sfidat që po kalon familja evropiane dhe reforma që propozon Kancelari Scholz. Në këtë linjë mbetet me rëndësi edhe Konferenca për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Berlin në muajin Nëntor nën kujdesin e Kancelarit. Ndamë bindjen se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri për të ardhmen e vet familjes evropiane, sidomos pas luftës në Ukrainë. Një linjë kjo edhe më e qartë tashmë në politikën e jashtme gjermane çka e ka vënë këtë vend partner të Shqipërisë në rolin e lokomotivës në procesin e zgjerimit”, shkroi Gjiknuri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poli: 20/09/2022 12:32

    Shume mire hani dhe ndonje qofte aty ohoho

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?