Foto ilustruese

Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Thelbësorë që gazetarët të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhunë, ngacmim! Të kenë qasje në informacion

14 Dhjetor 2020, 18:15| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:17

  • Share

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri apelon edhe një herë që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi.

Në reagimin e BE-së theksohet gjithashtu se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione.

"BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin", thuhet në reagimin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?