Matthew Miller

Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit, SHBA: Pushtimi i Rafah një gabim, do gjejmë një mënyrë për ta paralajmëruar Izraelin

25 Mars, 22:01| Përditesimi: 25 Mars, 22:14

  • Share

1711401114_matthewmiller.jpg

Shtetet e Bashkuara do të gjejnë mënyra të tjera për të paralajmëruar Izraelin kundër një pushtimi të Rafah. Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i pyetur për anulimin e vizitës së delegacionit izraelit në Uashington, pasi SHBA abstenoi teksa u votua rezoluta për armëpushimin në Gaza në Këshillin i Sigurimit në OKB.

"Ne besojmë se pushtimi do të ishte një gabim", shtoi Miller, duke vënë në dukje se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mund të diskutojë për Rafah me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant.


Lajmi kryesor:

SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?