Në një muaj vodhi 11 biçikleta, pamjet e hajdutit në Durrës (VIDEO)

4 Shkurt 2023, 13:28| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 14:15

  • Share

DURRËS- Kamerat e sigurisë vendosur në hyrjet e pallateve dhe rrugët e qytetit, zbuluan një 34-vjeçar në Durrës që vidhte biçikletat dhe më pas i shiste. 

Qytetarë të shumtë denoncuan në polici vjedhjen e biçikletave, ku me nisjen e hetimeve dhe vëzhgimin e kamerave në zona të ndryshme, u identifikua si autor, Safet Tata, banues në Durrës.

Sipas policisë, vjedhjen janë bërë gjatë periudhës janar-shkurt 2023 dhe dyshimet janë që 34-vjeçari të ketë vjedhur edhe biçikleta të tjera.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?