Del në internet numri personal i Rishi Sunak, shërbimet britanike: Ky është një cënim i sigurisë

23 Tetor 2023, 11:22| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:24

  • Share

Numri i vjetër i telefonit të Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, dhe një regjistrim zanor, duket se janë zbuluar në internet sipas të dhënave dhe burimeve nga autoritetet e qeverisë britanike, konfirmon The Guardian.

Incidenti përfshinte numrin e telefonit të vjetër të Sunak nga ku është komunikuar shpesh nga kryeministri britanik për çështje shumë sensitive. Një rast i ngjashëm është shënuar dhe me Boris Johnson, i cili u detyrua të ndryshonte numrin e tij të telefonit kur ishte kryeministër pas një shkeljeje të ngjashme të sigurisë nga hakerat.

Në deklaratën e tij të dëshmitarit në një hetimin publik, kryeministri pretendoi se nuk kishte akses në mesazhet e periudhës kur ai drejtonte Ministrinë e Ekonomisë, sepse nuk kishte arritur t'i mbështeste ato.

Kryetarja e hetimit, Heather Hallett, i kishte kërkuar qeverisë t’i jepnin mesazhe nga Sunak, Johnson dhe afro 40 figura dhe këshilltarë të tjerë të lartë. Sunak raportohet, se i është dhënë një numër i ri për t'u bërë kryeministër.

Simon Case, sekretari i kabineti do të jetë ndër ata që do të jap dëshmi mbi hetimin në javën e ardhshme, pasi mesazhet e WhatsApp treguan se ai shkruante jozyrtarisht për qeverinë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?