Autori Fetah Marra

Del në gjykatën e Beratit autori i dyshuar për vrasjen e fqinjës para 8 muajsh! Viktima u gjet në kanal, gjysmë e zhveshur

8 Shtator 2022, 15:41| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 09:44

  • Share

Tetë muaj pasi vrau fqinjën për një borxh, ka dalë në Gjykatën e Beratit autori i dyshuar i krimit Fetah Marra. Gjykata pranoi dosjen e prokurorisë dhe vendosi të nisë gjykimin ndaj tij. Seanca u shoqërua me tensione, pasi familjarët e të ndjerës pretendojnë se prokuroria nuk ka hetuar plotësisht ngjarjen. Sipas tyre Fetah Marra ka bashkëpunuar në krim me Izet Marrën, ndaj nëse ky i fundit nuk prangoset shprehen se do të bëjnë vetëgjyqësi. Vëllai i viktimës, Ramadan Sefa dhe motra File Marra thanë se "Fetahu e ka marrë përsipër fajin pasi është pa familje, por Izet Marra është bashkëpunetor në krim". 

I pranishëm në seancën paraprake ishte edhe i dyshuari i familjes Suli, Izet Marra, i cili është thirrur për dhënien e deklaratave të rreme në prokurori. Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se hetimet janë të cekëta ndaj prokuroria ka arritur në përfundimin e gabuar në lidhje me Izet Marrën. 

Seanca është shoqëruar me tensione, ku familjarët kanë tentuar të godasin makinën e policisë.

63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?