Del lista me maturantët fitues, më 2 shtator nis regjistrimi

31 Gusht 2020, 17:07| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 17:13

  • Share

Këtë të hënë është publikuar lista me maturantët fitues në degët e përzgjedhura për në universitet. Lista është publikuar në portalin u-albania, aty ku maturantët mund të shohin se me ngjyrë jeshilë shfaqen degët ku janë shpallur fitues, ndërsa me të kuqe degët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme.

Rreth 22 mijë maturantë kanë aplikuar për të nisur studimet në universitet. Ndër degët më të preferuara mbeten Teknologjia e informacionit, Mjekësia dhe Ekonomiku.

Nga data 2 deri më 15 shtator studentët e ardhshëm kanë mundësi të regjistrohen në një prej degëve ku kanë rezultuar fitues në raundin e parë, pranë fakultetit përkatës. Ky raund përbëhet nga 7 faza 48-orëshe regjistrimi.

7 fazat

Faza 1: 2-3 shtator

Faza 2: 4-5 shtator

Faza 3: 6-7 shtator

Faza 4: 8-9 shtator

Faza 5: 10-11 shtator

Faza 6: 12-13 shtator

Faza 7: 14-15 shtator

Një afat 2 ditor, nga data 16-17 shtator është përcaktuar për maturantët të cilët do të kenë mundësi të ç’regjistrohen dhe të aplikojnë sërisht për kuotat e mbetura bosh në degët që ata preferojnë.

Ndërkohë universiteti këtë vit do të fillojë në muajin nëntor pasi gjatë muajit tetor studentët do të japin provimet e mbartura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?