Del FOTO/ Kush është Mari Muka, pronar i 'Muka Oil' në Shijak, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani! Dyshime për trafiqe narkotikësh

1 Dhjetor 2022, 08:31| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:09

  • Share

Report Tv ka siguruar foton e Mari Mukës, 42-vjeçarit shqiptar nga Xhafzotaj i Shijakut, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani, në qytetin Krefeld, pak ditë më parë.

Mari Muka u qëllua pas koke, ndërsa policia gjermane ka arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes dy të rinj po nga Shqipëria, 20 dhe 26 vjeç.

Dy të rinjtë, ishin të dy emra të njohur për policinë, për lidhjet me trafikun e drogës. Edhe viktima, sipas hetuesve gjermane, nuk ishte një emër i njohur i panjohur për policinë, pasi kishte precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. 

Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i pikës së karburantit 'Muka Oil' në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.

Kujtojmë se Mari Muka 42 vjeç shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) në Gjermani.

Dokumenti që tregon se Mari Muka ështe pronar i 'Muka Oil'

1669879629_finalprojekt.00035422.Still002.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?