Del FOTO, ja kush është 29-vjeçari që tentoi të digjte lokalin në Tiranë

15 Tetor 2023, 12:37| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 12:38

  • Share

1697365920_klizjanbajrami.jpg

Ky është Klizjan Bajrami, 29-vjeçari që tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin "Urgjenca Club", në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë.

Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili u bind t’i vinte flakën lokalit vetëm në këmbim të 20 mijë lekëve.

I riu nga Tirana u porosit për të kryer djegien nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia për shkak të një ngjarjeje të regjistruar në tetor 2021.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 29-vjeçari i vë flakën ‘Urgjenca Club’, u pagua 20 mijë lekë, vihet në pranga! Porositësi Redi Balla në kërkim, në 2021 i shpëtoi një atentati


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?