Tom Doshi dhe Zef HIla

Kronikë

Dekriminalizimi për kandidatët e 25-prillit, përfundon verifikimi për Zef Hilën e PD! Ambasada e SHBA çon përgjigjen për Tom Doshin në prokurori

20 Prill 2021, 15:20| Përditesimi: 20 Prill 2021, 18:15

  • Share

Vijon verifikimi i kandidatëve të dyshuar si me probleme me ligjin. Burimet për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin e 5-të në listën e PD në Shkodër, Zef Hilën,  i cili nuk rezulton të ketë shkelje.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se nuk ka ndryshime në gjeneralitetet e tij, nuk ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë, nuk ka qenë i arrestuar më parë jashtë vendit.

Ndërkohë që Report Tv ka mësuar gjithashtu se Prokuroria ka marrë përgjigje nga Ambasada e SHBA për Tom Doshin, kryetar dhe kandidat i PSD-së në Shkodër, dhe është në pritje pritet përgjigja dhe nga Interpol.

KQZ ka çuar emrat nga listat e thuajse të gjitha partive ku 28 do të jenë kandidatët për deputetë që do t'i nënshtrohen një verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme. 5 janë nga koalicioni ABEOK, 2 nga Bindja, 2 Lëvizja për Ndryshim, 1 partia lëvizja e Re, 6 LSI, 2 Nisma Thurje, 4 PD, 3 social Demokrate, 3 nga PS.

Kërkesa e KQZ dhe përgjigja e Prokurorisë pë Zef Hilën
 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hoho: 20/04/2021 18:20

    Kur vjen pergjigja e interpolit???? Pas zgjedhjeve normal. E shtet kartoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?