Prokuroria e Tiranës

Dekonspiroi hetimet, Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës nën akuzë, pezullohet nga detyra! U zbulua nga tabulatet telefonike

8 Gusht 2022, 13:02| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 13:04

  • Share

Rajana Jata, kryesekretarë në Prokurorinë e Tiranës, është nën akuzë për dekonspirim hetimesh. Ajo akuzohet për dekonspirim dhe shpërdorim detyre pasi akuzohet se ka telefonuar një person për t’i komunikuar që është nën hetim nga ‘akuza’ e kryeqytetit.

Report Tv ka mësuar se pasi e kishte çështjen ndaj Drejtorisë së Transportit Rrugor, SPAK e ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë por ka qenë zyrtarja e cila pasi e mori në zarf emrin që ishte në hetim e telefonoi dhe e paralajmëroi.  

Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë ëhstë regjistruar ndaj saj procedimi penal. Hetimet për rastin janë ndjekur nga drejtuar nga prokurori Arens Çela.  Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, e dhënë në mungesë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plera: 08/08/2022 17:34

    Normal plerat , femije te te korruptuarve Nga do dalin te ndershem ku i kane prind plera Me keq se vetja. Ktu ka marre fund cdo gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?