Drejtoria e Policisë Lezhë

Kronikë

Deklaroi se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin pas publikimit të videos në rrjetet sociale! Nisin hetimet

29 Prill 2021, 19:53| Përditesimi: 29 Prill 2021, 20:05

  • Share

Policia ka nisur hetimet ndaj një personi në Lezhë, pas shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje ku ai deklaronte se kishte marrë  200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve. Personi me inicialet G.P., u shoqërua në komisariatin e Lezhës, ku u kryen verifikime në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në pamjet filmike të publikuara.

Personi me incialet G.P., i cili rezulton si punëtor sezonal në Malin e Zi, tregoi se disa persona me makina i ofruan lekë në këmbim të votës, por ai nuk specifikon personat dhe vendin ku i ka marrë paratë. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. Hetimet kanë nisur duke filluar që nga korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv, shpërdorim detyre apo edhe përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?