Deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje Spartak Brahon (PADIA)

27 Janar 2022, 21:22| Përditesimi: 28 Janar 2022, 12:00

  • Share

Komisioni i Rithemelimt, i ngritur nga Sali Berisha, ka paditur sot Spartak Brahon, pas deklaratës se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të vritej në protestën e dhunshme të 8 janarit. 'Report Tv' mëson se Komisioni i Rithemelimit akuzon Brahon për shpifje.

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho habiti me deklaratën e tij se në protestën e Sali Berishës më 8 Janar do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.   Pas deklaratës së Spartak Brahos, deputeti Enkelejd Alieaj u morr në mbrojte nga garda e Republikës gjatë protestës së 8 janarit, ndërsa mbështetësit e Berishës u shfaqën me vare e çekiçë në duar duke shqyer dyert, por që më pas u shpërndanë nga policia duke normalizuar situatën.

Protesta e dhunshme e Berishës kaloi pa gjakderdhje, ndërsa Braho tha më pas në një intervistë për Report Tv se deklarata e tij nuk ishin scoop mediatik, por të dhëna nga shërbimet inteligjente shqiptare, teksa listës ai i shtoi edhe 4 persona, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?