Deklaratat e Ramës për sherrin, Boçi: Të kisha telefonin e Lucës e të publikoja ç’ka brenda, s’do bënim zgjedhje! Në 25 prill, merr 1 milion grushte

21 Mars 2021, 16:00| Përditesimi: 21 Mars 2021, 16:09

  • Share

Kandidati për deputet i PD-së Luçiano Boçi i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.

“Grushtonte si huligan, si skuth”, tha Rama, ndërsa Boçi tha se grushtet janë përgjigjia simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Sipas tij Rama vazhdon të luajë rolin e telefonit të përishur, duke cilësuar dhe videon të montuar.

“Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës. E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kandidati i PD goditi biznesmenin Luca, Rama: Grushtonte me ndihmën e rojeve si huligan dhe si skuth sipërmarrësin që ka hapur më shumë vende pune


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?