Kosova & Rajoni

Deklaratat e priftërinjve ortodoksë për Kosovën, intelektualët malazez kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit

8 Shtator 2021, 11:18| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 11:23

  • Share

Ngjarjet që pasuan inaugurimin e Metropolit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi dhe thirrjeve të priftërinjve për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë kanë reaguar 107 intelektualë malazezë. Intelektualët malazezë i kanë dërguar letër të hapur kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe diplomatëve të BE dhe NATO, në të cilën kërkohet dorëheqja e kryeministri dhe zëvëndësit të tij.

Në letër thuhet se qeveria malazeze është shërbëtore e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Qeveria malazeze është shërbëtore e Aleksandër Vuçiç dhe Kishës Serbe, urdhrat e të cilëve i zbatoni pa diskutim. Sikur ndonjëri nga demonstruesit të rezistonte në mënyrë më aktive, është e qartë se forcat e tuaja të rregullta dhe ato kriminale ishin të gatshme edhe për likuidime! Nuk ka pasur shtypje të tillë në Mal Zi as gjatë viteve të errëta 90-ta në kohën e pushtetit të Millosheviç. Kryeministri Krivokapiç dhe zëvendëskryeministër Abazoviç, ju ftojmë të jepni dorëheqje të parevokueshme dhe pranoni përgjegjësinë për krimet e kryera”, thuhet mes tjerash në letrën e intelektualëve.

Ndërsa diplomatëve dhe shteteve të BE-së dhe NATO-së në Mal të Zi iu është thënë që të mos i mbyllin sytë dhe të mos heshtin ndaj presionit të cilin po e ushtron pushteti ndaj qytetarëve të tij.

“I ftojmë diplomatët e shteteve të BE dhe NATO në Malin e Zi, që mos të mbyllin sytë dhe me deklarata pa përmbajtje, të heshtin ndaj represionit të cilin po e ushtron pushteti ndaj qytetarëve të tij.  Prandaj, ftojmë qeveritë dhe diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe NATO, sikurse edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, që në mënyrë të vendosur t’i kundërvihen ringjalljes së projektit fashist të Botës serbe” thuhet në letrën e hapur.

Komento

Komente

  • GOLI: 09/09/2021 07:24

    KISHA DUHET TE KETE KRYESUES SHQIPTAR DHE TE EMROHET SI KISHA AUTOQEFALE SHQIPETARE....NE TE KUNDERTEN-TE TERE ABAZOVIQAT DHE TE TILLET SI AI: PLAÇKAT ME VETE DHE I ÇIK E SA ME SHPEJTE NE BEOGRAD....ATJE E KANE VËNDIN.

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2021 01:55

    Pse nuk kerkoni shkeputjen e kishes malazeze nga ajo serbe ? Politikanet shkojne e vijne shpejt,por mitropolitet serbe i keni ne post deri ne vdekje.

    Përgjigju
  • Papagalli: 08/09/2021 09:29

    Edhe Open Balkan qe po trumbetohet me te madhe eshte veper e Vucicit dhe padronit te tij Putinit per te eliminuar influencen pro amerikane dhe europiane ne gadishullin e Ballkanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?