Deklaratat e ashpra nga SHBA për Kosovën, raportuesja e PE-së: S’duhen mbajtur këto qëndrime, nuk zgjidh asgjë

29 Maj 2023, 12:06| Përditesimi: 29 Maj 2023, 12:09

  • Share

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon thotë se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”- thotë Cramon.


Lajmi kryesor:

Raportuesja e Kosovës në PE për situatën në veri: Askush nuk mund të qeverisë me 1-2% të votave! Deklaratat e ashpra të SHBA nuk zgjidhin asgjë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?