Tedi Blushi

Deklarata e Ramës se Meta është hall i madh i shqiptarëve, reagon Partia e Lirisë: Është hall për Kryeministrin dhe bandën e tij kriminale

17 Shtator 2022, 13:33| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 13:37

  • Share

Deklaratës së Kryeministrit Rama për Ilir Metën se është hall i madh i shqiptarëve, Partia e Lirisë i është përgjigjur me Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Ramën në krye.

“Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj. Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë, janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët, (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve), aferat dhjetëra milion euro ku është zhytyr kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhtia ndaj Kosovës. Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh, nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet. Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon”, shkruan Blushi.

Kreu i qeverisë Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe gazetarët online ka komentuar edhe një herë akuzat se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit.  Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 17/09/2022 14:56

    Eshte e vertete qe Ilir Meta eshte shum hall per shqiptaret,por shum hall jane edhe ata qe i shkojne mbrapa si ky trapi qe edhe me ruajt dhente nuk ben,njerëzit e zgjuar Jan larguar me kohe nga hajduti.

    Përgjigju
  • Dritan: 17/09/2022 13:56

    O bo bo, cfare reagimi.Reagim taleban.Si ekzistojne keto si force politike.Nivel zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?