Deklarata e Ramës për SPAK, Bushka: S'është sulm, por thirrje për përgjegjshmëri! Dvorani? S'u mor në mbrojtje, shembull që drejtësia është e njëanshme

9 Maj 2022, 21:17| Përditesimi: 9 Maj 2022, 22:04

  • Share

TIRANË- Akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, deputetja Klotilda Bushka tha se nuk janë sulme, siç mund të jenë interpretuar, por thirrje për më shumë përgjegjësi nga organet e drejtësë së re. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, të gazetarit Ilir Babaramo, Bushka tha se synimi i Ramës ishte një thirrje ndaj SPAK që të mos përdor standarde të dyfishta.

"Thirrje për më shumë përgjegjshmëri, që këto organe të përdoren me përgjegjshmëri. Rama e ka bërë të qartë duke treguar shembuj sesi për gjykimin e Ramës ka pasur raste të trajtimit jo të barabartë, ka bërë thirrje që drejtësia e re të jetë e gjithëanshme, të mos përdor standarde të dyshishta, nuk është sulm, nuk duhet komentuar si sulm, s'është e tillë, PS dhe Rama kanë përgjegjësi përballë popullit, se i dha fund kjo reformën lidhjen me politikën dhe krimin, duke krijuar drejtësinë e re, nëpërmjet Vetting", tha Bushka.

Duke u ndalur te kërkesa e Ramës për të hetuar Sali Berishën , Bushka tha se shtetet e fuqishme që marrin këto masa, në rastin konktet SHBA-ja që e ka shpallur 'Non Grata' për minim të demokracisë dhe korrupsion, është një fakt që nuk duhet anashkaluar. Për Bushkën, kjo masë e SHBA-ja merret pikërisht për faktin se në Shqipëri ka ekzistuar gjithmonë problemi "i të paprekshmëve", dhe bëhet me qëllimin për t'i ndihmuar në arritjen e drejtësisë.

"Njerëzit duhet të njohin pse merret këto masa, edhe KE, i ka vlerësuar këto masash, për përjashtimet e shteteve për vepra të ndryshme penale, si masa efektive për të ndihmuar vendet, ku drejtësia e ka pasur problem të prekë të paprekshmit. Një vend partner përdor mekanizma duke vendosur me deklarata që personat Non Grata në kuadër të ndryshimeve për shkelje të të drejtave të njeriut nuk janë deklarata që mund të anashkalohen", vijoi Bushka.

Në fund, Bushka u ndal edhe te Ardian Dvorani dhe "mbrojtja" që i bëri kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së. Për Bushkën, emri i tij u përdor thjesht me qëllimin për të drejtuar se si drejtësia e re nuk ishte e barabartë për të gjithë.

"Dvorani është kampion i anti-korrupsionit, nga DASH dhe një numër i kufizuar, dhe shembujt ishin të qartë se se nuk po bëhej garantimi i barabartë i shtetasve para ligjit sepse në fund të ditës kjo është drejtësia", tha Bushka.

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme e PS-së, artikuloi akuza se SPAK nuk po bën detyrën e tij, por heton Ardian Dvoranin që është kampion i anti-korrupsionit dhe jo Sali Berishën që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja. Ndër të tjera, ai tha edhe se SPAK nisi hetimet ndaj Dvoranit, sepse kështu donte Meta, teksa iu drejtua edhe me një mesazh prokurorëve të SPAK që të "zgjohen" dhe "të bëjnë detyrën" sepse durimi i tij, por edhe i shqiptarëve po soset.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?