Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Deklarata e Osmanit se nuk do të zbatohet marrëveshja e Asociacionit, Vuçiç: Të përgjigjet BE

29 Tetor 2021, 16:33| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 16:38

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po presin një përgjigje nga Bashkimi Europian mbi deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë një konference për gazetarët Vuçiç është shprehur se kjo është çështje i takon Bashkimit Evropian.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç.

Katër ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani deklaroi për mediat vendase se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. Sipas Osmanit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar marrëveshjen anti-kushtetuese.

Mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013 është arritur marrëveshja për themelimin e Asociacionit nën ndërmjetësimin e BE-së. Ndërkohë, në 2015 dy vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelemin e Asociacionint, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare. Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 29/10/2021 18:01

    O fashist ankohu tek putini se ndoshta do të ndihmon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?