Charlie Munger

Bota

Deklarata e miliarderit 97-vjeçar: Më mirë të jem i pasur dhe të mos më duan, sesa të mos kem para

2 Nëntor 2021, 10:14| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 10:16

  • Share

SHBA- “Më mirë të jem miliarder dhe të mos më duan të gjithë, sesa të mos kem para”, pikërisht këto ishin fjalët që ka thënë 97-vjeçari Charlie Munger, ndërsa nuk pa “ua vë veshin” kritikave për mega-projektin që po përgatit.

Projekti i tij konsiston në krijimin e një ndërtese me 4500 studentë të Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, pa dritare. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse është sulmuar ideja e miliarderit, pasi shumica e studentëve do të jetojnë në dhoma pa dritare.

Megjithatë ai e ka mbrojtur projektin e tij duke thënë se kjo do të rrisë, interaktivitetin mes studentëve.

Projekti varet nga një donacion prej 200 milionë dollarësh nga Munger që përfshin një klauzolë që thotë se planet e tij nuk mund të ndryshohen. Konvikti, i quajtur Munger Hall për nder të donacionit të miliarderit, pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë.

Dennis McFadden, një arkitekt këshillues i UCSB, kritikoi projektin dhe dha dorëheqjen nga ai javën e kaluar. Në letrën e tij të dorëheqjes, McFadden tha se ai nuk mund t'i mbështeste planet "nga këndvështrimi im si arkitekt, prind dhe qenie njerëzore".

Pavarësisht dorëheqjes së McFadden në shenjë proteste, Munger po i qëndron idesë së tij dhe puna vazhdon.

“Unë mendoj se ndërtesa do të jetë një sukses i madh. Është e vështirë të bësh dy arkitektë të bien dakord ndonjëherë për ndonjë gjë”, tha Munger.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?