Deklarata e kryeministrit anglez për koronavirusin, Ancelotti: Nuk e ka kuptuar ende seriozitetin e situatës

14 Mars 2020, 16:21| Përditesimi: 14 Mars 2020, 16:23

  • Share

Pas Seria A, La Liga-s, Ligue 1, Premier League angleze ishte kampionati i radhës nga ‘Top-5 Ligat’ që pezulloi aktivitetin normal të garës për shkak të pandemisë koronavirus. Së fundmi në këtë kampionat janë konfirmuar edhe disa raste të futbollistëve, të cilat janë të prekur nga COVID-19.

Vendimi i marrë nga federata angleze është kritikuar nga Carlo Ancelotti, që është trajneri i Everton. Në një intervistë për gazetën italiane ‘Gazzeta dello Sport’ Ancelotti thotë se vendimi ishte i vonuar, ndërsa më pas shton:

“Ishte koha që Premier League të ndalet. Ishte një vendim i drejtë dhe korrekt, duke patur parasysh skenarin e orëve të fundit. Shëndeti është përparësia e gjithçkaje. Kjo i mbron të gjithë: ekipe, tifozë, media, njerëzit që punojnë në futboll. Futbolli, duke patur parasysh problemet e jetës dhe shëndetit publik duhet të lihet mënjanë.

Në këtë periudhë është pothuajse e mërzitshme të flasim për futboll në kushtet e një tragjedie ku ndodhemi. Kemi të bëjmë me pandemic, jemi në luftë. Unë ndoqa konferencën për shtyp në television të kryeministrit britanik dhe më duket se ai nuk e ka kuptuar ende seriozitetin e situatës.”

Në fakt konferenca e kryeministrit britanik Boris Johnson ishte disi e çuditshme. Ai shokoi edhe vetë anglezët duke deklaruar: “60% e britanikëve do të duhet të preken nga COVID-19 për të zhvilluar imunitetin e grupit …”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?