Politikë

Deklarata e fortë e Petro Koçit: Në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, trafikantë të drogës po fitojnë tendera

16 Korrik 2021, 11:49| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 14:20

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur operacionet e SPAK janë kryefjalë e ditëve të fundit që ka çuar në pranga zyrtarë dhe ish- zyrtarë të lartë në vend, deputeti Petro Koçi i bën thirrje këtij institucioni që të kalojë dhe nga Fieri pasi sipas tij krimi po fiton tendera publikë.

Deklarata e tij e fortë vijon edhe më tej duke thënë se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike duke përmendur edhe skemën që përdorin.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.  Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, thotë Koçi.

I ftuar në studion e Report Tv, Koçi zgjodhi të mos fliste me emra konkret, pavarësisht investimit të gazetares Aida Toncica, duke thënë se ka trajtuar fenomenin.

"Kur themi janë shtrirë dhe kapin tendera publikë, që do të thotë ka fenomene që janë reale, teknologjia e krimit të organizua kjo është, kanë ngritur biznese legale me të cilët tentojnë që të kapin edhe tendera publik. Dhe ky moment duhet shfrytëzuar edhe për t’u dhënë kurajo zyrtarëve se këto ndodhin se kanë frikë. Financa publike përfaqësohen nga shumë institucione, nuk janë vetëm Bashkitë. Ka shumë institucione që administrojnë financa publike të rëndësishme, unë jam politikan as prokuror dhe as hetues, për  këto fenomene ndodhin dhe duhen luftuar, duke rritur kurajon e zyrtarëve, dhe duke i trembur këto biznesmenë. Teknologjia e këtij krimi kjo është kanë ndërtuar subjekte legale që shpesh herë kapin dhe financa publike, fenomene të tilla ka, PS distancohet nga gjithkush që është në radhët e saj dhe kapet nga rrjeta e SPAK, nuk mban përgjegjësi, një nga industritë që pastron paratë është industria e ndërtimit. Janë fenomene shoqërore dhe politike që duhen denoncuar dhe duhen nxitur që këto fenomene të përkulen dhe mundësisht që të eleminohen fare. Ky është denoncim publik për fenomenin, s’po gjykoj Fierin, po flas për botën e krimit atje dhe Fieri ka botë krimi dhe kjo nuk varet nga unë. Nuk është se ka ndodhur një ngjarje konkrete tani dhe ndodhi hataja, ka një fenomen", tha Koçi. 

Kjo është një deklaratë befasuese, por dhe e guximshme, duke qenë se Bashkia e Fierit drejtohet pikërisht nga socialistët dhe vjen në një kohë kur SPAK ka qenë shumë aktiv. Si fillim në “rrjetën” e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuat për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët. Më pas ishte operacioni në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe së fundmi lënia në arrest shtëpia te ish-zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila në këmbim të një vendi pune mori 2 mijë euro, celular dhe një arkë me peshk.

Ndërkohë, kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi...

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cami: 16/07/2021 19:24

    O Fieruk kujdes kur ofendon camet o nipce se jo per gje po Camet ju kane hapur syte se lyenit me dyll jo me gelqere, pastaj te tjerat ehaaa

    Përgjigju
  • Texas: 16/07/2021 14:42

    Eshte dhe beni the hair qe e.prdhunon mandin

    Përgjigju
  • Binbashi: 16/07/2021 14:31

    FIERI LIGJIN E BEN RENUA ME DAJA BENIN HAHAHA

    Përgjigju
    • Aneja: 16/07/2021 16:08

      Renua aq inforte eshte sa edhe Skender Daminin ne apel te vlores do e konfirmoje ne detyre

  • Ani: 16/07/2021 14:24

    Do i thote Babloku ketij qe vegjeton prej dekadash, te dali e te kerkoje falje per keto deklarata. Dhe Petrua do thote qe ju kerkoj ndjese por e thashe ne emocion e siper dhe asgje nuk eshte e vertete nga ato qe thashe. Imagjinojeni kur keto deklarata i ben nje perfaqesues i mazhorances qe i kane te gjjtha ne dore vete. Ehh Albanistan i shkrete ne duart e kujt ke rene.

    Përgjigju
  • fieri: 16/07/2021 13:53

    fol petri pse nuk permend emra qe cdo tender e fitojn ata çamet e malit qe nuk u permendet as emri plerave e nuk pjerdhin per asnjeri ne fier e nuk guxon kush tu afroet jo me per noi dicka tjetr

    Përgjigju
  • Petro: 16/07/2021 13:32

    Po pse mo petro Ku nuk jane ne doren e krimit Ne ca qyteti ?! Po ma gjete nje qytet te fal ca te duash...

    Përgjigju
    • Endrivl: 16/07/2021 15:26

      Ne vlore ska shance qe krimi te jete pleksur me tendera dhe te kete marre fonde nga bashkia. Prandaj e hengri dhe Dritan trimi, se te qe pleksur me llumin sdo kishin by… damj me shoket te merrej me te.

  • Petrua: 16/07/2021 13:20

    O Petro te kan lene thate qe je acaruar. Normale qe tenderat i marrin kriminelet se Armandon e kapin me shpulla cdo mengjes ata ska ku shkon.

    Përgjigju
  • Burracak: 16/07/2021 13:12

    Burracak! Pastaj kërkoni nga populli të denoncojë krimin. Ju i dini me emra dhe figurë dhe nuk flisni. Dhjaksa me kollare, të përlyer në llucë bashkë me krimin.

    Përgjigju
    • 111: 16/07/2021 19:00

      Po ne patos ha ha hua

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?