Deklarata e fortë e Elisa Spiropalit: Luli duhet të ndajë mendjen nëse është Basha apo masha…

5 Qershor 2020, 15:40| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 15:42

  • Share

Për ministren e Shtetit për Marrëdhënie Parlamentare tashmë “topi”  për Reformën Zgjedhore është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij.

Në lidhje me rolin që ka Sali Berisha në këtë reformë, Spiropali u shpreh “Unë mendoj se kjo është pika ku kryetari i opozitës duhet të ndajë njëherë e mirë nëse është Lulzim Basha apo është Basha masha.”

“Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo”, u shpreh më tej Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?