Lulzim Basha

Deklara e Kim për reformën në drejtësi, Basha: Vonesa e emërimit të gjyqtarëve të 'Kushtetueses' mban mbyllur dyert e BE-së

25 Qershor 2020, 19:57| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 20:01

  • Share

Pasi Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi ka bërë përparim real dhe për këtë arsye ndodhet nën sulm nga ata që janë të frikësuar nga zbatimi i saj, ka ardhur edhe reagimi i kreut  të PD-së Lulzim Basha. Ai thotë se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Basha thekson se Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve.

"Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore", shkruan Basha në Twitter.


Lajmi kryesor:

Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?