‘Degustohet’ vaji i ullirit italian, ministrja Krifca: Kemi 10.7 mln rrënjë ulli, por eksporti është i ulët

22 Nëntor 2022, 17:40| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 17:57

  • Share

Vendi ynë prodhon me mijëra tonë vaj ulliri në vit nga rreth 10.7 milion pemë, por eksporti jashtë vendit është i ulët. Për të transformuar industrinë përpunuese, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca kërkoi bashkëpunimin e partnerëve italianë.

“Ne prodhojmë rreth 97%  të nevojave të vendit me këtë kulturë. Për sa i përket cilësisë është një rrugë e gjatë dhe një proces i gjatë, ku duhet të lidhim pjesën e prodhimit me pjesën e përpunimit dhe shërbimeve që kryejmë në fermë, dhe përpunimin më pas dhe certifikimin. Gjë që ne duhet të bëjmë hapa më të shpejtë sesa hapat që kemi bërë këto 30 vite. Duam të intensifikojmë marrëdhënien si me Italinë përmes programeve të mbështetjes”, tha Krifca. 

Për të identifikuar cilësinë por dhe linjën e prodhimit të vajit të ullirit, një delegacion sipërmarrësish italianë dhe ekspertësh shqiptarë, degustuan në Rezidencën e Ambasadës Italiane varietete të ndryshme të vajit që janë në vendin tonë. 

“Sot i dedikojmë fokusin tonë vajit të ullirit ekstra të virgjër. Duam ti japim rëndësi maksimale punës që po bëhet si skuadër për të mbështetur këtë sektor, në prodhimin e ullirit dhe më tutje, vajit të ullirit”, tha ambasadori Italian. 

Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit “VET through innovation” që ka lindur nga një marrëveshje italo-shqiptare, me qëllim zhvillimin, akreditimin dhe njohjen në nivel evropian të aftësive në sektorin bujqësor, në arsimin e mesëm e të lartë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?