Degradon teatri në Sarandë, 20 vite harresë! Aktori: Nuk i shërben më artit në qytet (VIDEO)

20 Qershor 2020, 16:59| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 17:17

  • Share

SARANDË- Godina e teatrit në qytetin bregdetar të Sarandës është lënë në rrënim të plotë prej dy dekadash. Skena e kinoteatrit të Sarandës është me kolona të gjymtuara, xhama të thyer, e pluhurosur. Që pas sulmeve të 1997-ës, nuk është vënë dorë, ndërsa godina po degradon dita ditës.

"Shkatërrimi i teatrit ka filluar këtu e 20 vjet që kur kanë ardhur në pushtet drejtues vendorë që nuk kanë treguar asnjëlloj kujdesi për estradën e qytetit dhe s'kanë bërë asnjë investim", tha Haki Spaho, ish-aktor që tashmë është në pension

I harruar nga pushteti vendor, kinoteatri nuk i shërben më artit, ndërsa disa ambiente shfrytëzohen për biznes.

"U mor holli i madh është kthyer në klub tregtie. U prish teatri i kukullave dhe u kthye në shtëpi banimi. U prish kinemaja që u bë lokal", tha më tej Spaho.

Prej vitesh në një pjesë të këtyre ambienteve është vendosur Qendra Kulture e qytetit të Sarandës. Me një staf të cunguar, kjo qendër nuk kryen asnjë aktivitet artistik.

"Nuk ka estradë profesionistë, s'ka orkestër, më e keqja nuk po del brez i ri dhe kështu po mbaron çdo ditë e më shumë arti në Sarandë", tha ai.

Qyteti me brigje të mrekullueshme dhe detin e kristaltë,  duket se nuk ofron asgjë sa i përket artit...

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teuta: 22/06/2020 14:43

    Ah, moj diktature, moj diktature qe na "shkaterrove" Arsim e Kulture ! Ja shioni kino teatrin e Sarandes, te cilin po e "lulezon demokracia ..."

    Përgjigju
  • vjosa: 20/06/2020 17:07

    DEGRADOJNE GJERAT SEPSE NUK KA MINISTRI TE KULTURES,,POR NJE BANDE HAJDUTESH QE VJEDHIN FONDET SHTETERORE PER KULTUREN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?