Degradon sherri mes të rinjve në Rrogozhinë, plagoset me armë një 25 vjeçar (VIDEO)

2 Shtator 2020, 21:53| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:51

  • Share

ELBASAN- Gjatë të shtënave me armë zjarri në Rrogozhinë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se është plagosur 25 vjeçari Keli Koçi, ndërsa autori i ngjarjes është Ervis Dedej, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas informacioneve për "Report Tv", fillimisht dy të rinjtë janë zënë me fjalë, më pas debati ka degraduar në përplasje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit tek parku, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur të tjerë pasi ajo zonë është shumë e populluar me njerëz.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin.

1599076155_ROGOZHIN.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?