Degradojnë memorialet e 100
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor 2013, 10:43| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Memorialet e vendosura në 100 vjetorin e pavarësisë në Tiranë janë shumë larg shkëlqimit të ditës kur u vendos, rasti më flagrant ndoshta ai i monumentit të pavarsisë, për të cilën u shpenzuan 450 mijë euro.
 
Ndërsa sot jo vetëm i mungojnë pllakat anësore të cilat janë vjedhur e shitur për skrap por listës firmëtare të pavarësisë janë shtuar dhe nji mori emrash të dashuruarish.
 
Monumenti i pavarësisë e cila u përurua vjet nga Bashkia e Tiranës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë sot është në gjëndje të mjerueshme. Një pjesë e mirë e pllakave i mungojnë pasi janë vjedhur dhe janë shitur për skrap. Mësohet se këto pllaka kanë gjëndje por askush nuk është kujdesur që ti zëvendësoj që ti rikthej asaj pamjen qe meriton.
 
Një vit më pas dhe vetëm një ditë para 101 vjetorit të Pavarësisë askush nuk është kujdesur që shtëpia e simboleve të krijimit shqipëtarë të ketë pamjen që meriton. Po ashtu dhe memoriali i mbretit Zog që ndodhet te stacioni i trenit është lyer me bojë të kuqe ndërsa ka ngelur pa u dëmtuar memoriali i Ismail Qemalit që ndodhet përball Rogner dhe ai i Hasan Prishtinës që ndodhet te muzeu kombëtar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?