Degradimi i Pyllit të Sodës, "mushkëria" që u kthye në gangrenën e Vlorës (VIDEO)

29 Shtator 2020, 20:56| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 21:16

  • Share

"Mushkëria e qytetit" të Vlorës lëngon prej vitesh. Pushteti lokal dhe ai qwndror duket se kanë dështuar për ta mbrojtur Pyllin e Sodës.  Gjithë mbetjet e hedhura nga vizitorët janë aty ndër pisha.

Jo vetëm mbetje ushqimore por edhe inerte të hedhura pa kriter.

Eksperti i mjedisit Simo Ribaj flet për faktorët kryesorë që po çojën drejt degradimit rreth 750 hektarë me pisha.

Një pjesë e Pyllit të Sodës është zonë e mbrojtur dhe menaxhohet nga AKZM, ndërsa një pjesë tjetër është nën kujdesin e Bashkisë së Vlorës. Ndotja është më e madhe pikërisht në hapësirën që menaxhohet nga Bashkia.

Në muajin korrik, Prefekti i Vlorës prezantoi nismën për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e pyllit, por faktet tregojnë se edhe ky projekt nuk po funksionon.

Pylli i Sodës është një pyll artificial i krijuar pas rreth viteve 1960 në një zonë moçalore e me duna rëre. Por në vend qe të pasurohej me pemë të reja, ai po shkon drejt degradimit të plotë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 11/12/2020 19:26

    Ruajeni pyllin e sodes,,,edhe pyjet e tjera ne te gjithe shqiperine,,,biles shtojini pyjet....pylli te pastron ajrin dhe te shton kafshet e egra dhe po ashtu te shton turistet...edhe te rrit te ardhurat nga shitja e lendes durore...

    Përgjigju
  • Arber: 30/09/2020 09:11

    Nje pjese e pyllit eshte rrethuar me gardhe nga ata qe kane fallkifikuar e hiqen si pronare, nje pjese eshte pushtuar nga barbaret dhe rethuar me gjithefare gardhesh uke ndare mes njeri tjetit sinoret si ne mesjete .Nje pjese shtrihen si derrat ne lluce , hane e lene pas mbeturina .E ne gjithe kete katraure ata qe e kane per detyre te kujdesen e administrojne si duhet kete hapsiree te gjelber , qe na la peshqesh brezi gjysherve tane , vetem ata nuk kane sy e veshe . O Kryetar i Bashkise , Vloa nuk eshte vetem pastrimi i shetitores buze detit qe er hir te se vertetes ti ke zero kontribut . Keta dy kembeshat qe mban verdalle e ju jep rrogat te pakten nxiri ne ndonje aksion pastrimi qe te mesojne se po nuk bene si duhet punen e lejuan ndotjen , ta bejne vete pastrimin . Ke policine bashkiake qe vjen verdalle kot me kot , ke nje bande ispektoresh gjithefarelloj pa le pastaj per servila e militante qe "lene koken " per ty .Tregoi Vlores qe di te besh nje pune per se mbari ,

    Përgjigju
  • Nostalgjiku: 29/09/2020 21:38

    MOS E PRISNI PYLLIN E SODES MOR MASKARENJ,,KA PATUR LEZET VLORA ATEHERE NE KOHEN PARA 1990.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?