Sali Berisha në zyrën e re në selinë e PD-së

Degradimi i Foltores, beson dhe tund raportin DASH për ‘korrupsionin e qeverisë’, mohoi dhe shpalli komplot sorosian ‘korrupsionin e Berishës’ 

15 Prill 2022, 17:46| Përditesimi: 15 Prill 2022, 18:20

  • Share

TIRANË- Sali Berisha dhe rrethi i tij, që përbëjnë të ashtuquajturën Foltore dhe i Grup Rithemelimit, kanë një qëndrim të dyfishtë sa i takon raporteve dhe konstatimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për zhvillimet në Shqipëri, prirjet e korrupsionit, shtetin ligjor etj. Foltorja i beson dhe po tund ditët e fundit raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për korrupsionin që dominon degët e qeverisjes. Por, në të njëjtën kohë, Foltorja e ka shpallur trillim, komplot sorosian, hakmarrje, sajesë e gatuar në Tiranë etj., qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku damkos Sali Berishën si i korruptuar. 

Përfshirja në korrupsion madhor është njëri nga tre motivet kryesore ku është bazuar vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, në 19 maj 2021. Për 11 muaj me radhë, Sali Berisha ka nisur një aksion kundër konstatimit të DASH se është një politikan i korruptuar, duke kërkuar prova, iniciuar një proces gjyqësor në Francë dhe sajuar një sagë me alibi, justifikime, teori konspirative, kundërakuza, sulme etj.

Nga ana tjetër, në 12 prill 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriu në Shqipëri gjatë vitit 2021. Mes të tjerave, në raportin e DASH konstatoheshin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Një ditë më pas, pa kërkuar as prova dhe as fakte, përfaqësuesi i Grupit të Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës, Flamur Noka, doli një konferencë për shtyp, duke deklaruar se Raporti i DASH ishte një skaner i situatës në Shqipëri. 

“Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës. Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021. Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës”, tha Noka. 

Ndërkaq, ditën e sotme, gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku, e pyeti Sali Berishën se pse qytetarët duhet të besojnë raportin e DASH kur flet për korrupsionin e Ramës dhe jo kur flet për korrupsionin e Berishës.

“Thjeshtë një fakt një provë një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, pa të është e pamundur që një njeri i civilizuar dhe i lirë të pranojë një gjë të tillë, nuk jam vetëm unë, por mendoj se çdo njeri nuk mund të pranojë”, tha Berisha.

Pra, Berisha kërkon prova për korrupsionin e tij, ndërsa për korrupsioni i qeverisë nuk ka nevojë të shoqërohet me prova. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 15/04/2022 22:36

    Sa poshte kane rene shqiptaret. Te te beshtyje ky tip ne surrat e ti thuash faleminderit. U shofte ky vend kur ka arritur ne kete pike. MOHON QE VRAU,VODHI,MASHTROI,DEGRADOI NJE POPULL TE TERE? KU JENI???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?